Pulë me Spinaq dhe Krem Qumështi

Mos i humb

Mishi i pulës është një nga ushqimet për të cilin ekzistojnë mijëra e mijëra receta gatimi.

Tani është koha të mësoni një të re me përbërës interesantë siç është argjinarja turshi, spinaqi e të tjerë.

Receta është e lehtë për çdo amvisë dhe nuk kërkon shumë mund dhe fantazi.

Ajo plotëson shumë nevoja për vitamina dhe minerale dhe mbi të gjitha është e pakët në karbohidrate dhe shumë e pasur në proteinë, fibër dhe vitaminë A dhe C.

Mish Pule Me Argjinare Dhe Spinaq

Për përgatitjen e kësaj pjate mund të zgjidhni pjesën e kofshës ose fileto.

Përbërësit e Recetës

  • 6 fileto ose kofshe pule,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelbinj hudhre
  • 250 gramë krem djathi
  • 1 filxhan çaji lëng pule
  • Argjinare turshi të prera hollë sipas preferencës,
  • 4 filxhan çaji gjethe spinaqi,
  • Çerek filxhani djathë parmixhan
  • Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja e Recetës :

Ndizeni furrën në 200 °C.

Spërkateni mishin e pulës me kripë dhe piper.

Vendosni një tigan të yndyrosur në zjarr dhe skuqeni mishin e pulës për 3-4 minuta në secilën anë.

Mishi i pulës duhet të jetë krokant dhe me ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Më pas kavërdisni lehtë hudhrën për 30 sekonda, shtoni kremin e djathit ose kremin pana dhe përziejini me lugë druri.

Shtoni lëngun e pulës dhe lëreni gjithë masën të marrë valë.

Pasi të ndodhë kjo, mbulojeni kapakun dhe lërini të ziejnë së bashku për 5 minuta deri sa salca të trashet.

Shtoni argjinaren dhe spinaqin e pas një minuti shtoni djathin parmixhan.

Tiganin futeni në furrë të piqet për 15-20 minuta .

Nxirreni dhe servireni sapo të jetë ftohur pak.

Një pjatë e tillë me mish pule ofron 416 kalori, 4 gramë karbohidrate, 27 gramë proteinë, 415 gramë kalium, 4 gramë fibër, 3105 njësi vitamine A, 20.3 mg vitaminë C, 2.2 mg hekur dhe 134 mg kalçium.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit