Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, para institucioneve qendrorë të vendit, para Qeverisë, janë mbledhur për të protestuar në kërkim të ngritjes së pagave për punëtorët e KEK-ut.
Sipas sindikalistëve, protesta është thirrur për ta ngritur zërin për rritje të pagave për punëtorët për 100 euro më shumë nga paga aktuale.
Rritja e pagave për punëtorët e KEK ishte një premtim i Kryeministrit Haradinaj, dhe tani ata po kërkojnë përmbushjen e premtimit , por edhe besojnë se meritojnë paga më të dinjitetshme.
Ndryshe, protestuesit përveç pankartave ku është mbishkrimi për rritjen e pagave, ata mbajnë në duar edhe pankarta të tjera sikur ajo në të cilën shkruan se ata që e kanë sjellë KEK-un në këtë gjendje të shkojnë para drejtësisë./Kosova Post/