Punëtori e një firme interneti e zë korenti gjatë punës dhe humb jetën

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë.

Punëtorët e një firme interneti kanë qenë duke shtruar një linjë në Nikel, ku njërin prej tyre e ka zënë korrenti, i cili më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Kolegu i tij e ka marrë në furgon për ta çuar në spital, por sikur të mos mjaftonte gjatë rrugës në qendër të Kamzës, mjeti ka goditur një burrë i cili ka qenë me biçikletë.

I aksidentuari ndërkohë po merr mjekim.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.05.2020, rreth orës 10:50, në qendër Kamzë, mjeti tip furgon me drejtues shtetasin G. S., 29 vjeç, ka aksidentuar biçiklistin S. M., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit furgon po qarkullonte me shpejtësi pasi po transportonte për në spital shtetasin A. Z., i cili gjatë punës si elektricist, në fshatin Nikël, kishte rënë në kontakt me rrymën elektrike. Shtetasi A. Z. ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të saj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit