Punimet tek ish sheshi Shqiponja/ ARRSH njofton se do të ketë devijim të rrugës gjatë mbrëmjes së sotme

Mos i humb

Duke nisur nga mbrëmja e sotme deri ditën e nesërme do të devijohet trafiku nga Ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e Bulevardit “Migjeni”.

Gjatë natës do të kryhen punime në rrugën paralele perëndimore (krahu i pallateve) që prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

ARRSH njofton se të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi Shqiponja, do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e Pallatit me Shigjeta dhe do të jenë të bllokuara të gjitha degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor me destinacion rrugën “Tom Plezha”.

Ndërkohë nuk do të lejohen parkimet e automjeteve në këtë aks.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit