’Pushoni sulmet’’, Isa Mustafa: Gjykatën Speciale s’na e bëri Basha me Berishën, për ne ka qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK

Mos i humb

Kreu i LDK, Isa Mustafa ka reaguar për sulmet dhe akuzat që i janë hedhur kreut të PD në Shqipëri, Lulzim Basha lidhur rolin e tij në luftën e Kosovës.

Isa Mustafa kërkon që sulmet pa arsye të shëndosha dhe pa argumente të dalën pasi po e dëmtojnë Kosovën.

Sipas tij për Kosovën duhet të ishte nder që në misionin e UNMIK kishte shqiptarë nga Shqipëria, si rasti i Lulzim Bashës.

Po ashtu ai kujton se ‘zbulimet’ e 2020 se dikush nga Shqipëria pas çlirimi ka qenë kundër UÇK-së nuk janë të vërteta dhe as i ndohmojnë pjesëtarët e UÇK-së që tashmë janë në gjyq në Hagë.

Mustafa kujton se Gjykatën Speciale nuk e bëri Lulzim Bashe dhe Sali Berisha, por vetë Kuvendi i Kosovës.

STATUSI NGA ISA MUSTAFA

Të nderuar qytetarë,

Shqipëria i doli në krah  Kosovës në në kohët më të vështira rrugën e saj të çlirimit dhe shtetndërtimit,  si gjatë qeverisjes së demokratëve ashtu edhe të socialistëve.  Nëntë vite kam qenë në ekzil, nga viti 1990 deri më 1999, dhe e kam përjetuar Shqipërinë si shtëpinë time, shtetin tim.

E ndjej shumë rëndë që në vitin 2020 të “zbulojmë” se dikush  nga Shqipëria pas çlirimit paska qenë kundër UÇK-së. Konstruktime të tilla të pavërteta, nuk iu ndihmojnë pjestarëve të UÇK-së që tani janë në Hagë. Nuk i bëjnë mirë të së vërtetës. I bëjnë keq harmonisë dhe solidaritetit shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë, që na nevojitet më shumë se çdoherë më parë.

Gjykatën Speciale, nuk na e bëri Lulëzim Basha , Sali Berisha, ….por për te vendosi Kuvendi i Kosovës. Nëse s’do ta bënte Kosova do të vendoste Këshilli i Sigurimit i KB. Shqipëria nuk ka dorë dhe as hile në këtë vendim dhe as në proceset gjyqësore që u zhvilluan pas lufte.

Për ne duhet të ketë qenë nder prezenca e shqiptarëve nga Shqipëria në misionin e UNMIK-ut, sikurse edhe e kosovarëve.  Ka qenë ndihmë specifike.

Baltosja e njerëzve pa asnjë arsye të shëndoshë dhe pa argumente nuk është rrugë dhe mënyrë e mbrojtjes së vlerave të UÇK-së, të vlerave të shtetit tonë dhe të shtetit shqiptar. Duhet të pushojnë sulmet e tilla, sepse po na dëmtojnë. IM

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIsaMustafaKS%2Fposts%2F3431036983629181&show_text=true&width=552&height=282&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit