Putin: Rusia ka arritur shumë në Siri

Mos i humb

Ankara

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij arriti të nisë procesin brenda sirian me formatin e partnerëve të Astanës me mbështetje të OKB-së.

Putin foli në seancën e fundit plenare të takimit të 16-të të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit Valdai, në të cilën morën pjesë presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Mbreti i Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Hussein, presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev dhe presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte.

Duke iu referuar zhvillimeve në Siri, Putin tha se pjesa më madhe e vendit është çliruar nga terroristët brenda disa viteve dhe niveli i dhunës është ulur në mënyrë dastrike.

“Në bashkëpunim me partnerët tanë të formatit të Astanës dhe me mbështetjen e OKB-së, ne kemi arritur të nisim procesin politik brenda sirian dhe të krijojmë kontakte të afërta pune me Iranin, Turqinë, Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe vendet tjera të Lindjes së Mesme si dhe me SHBA-të”, tha Putin.

Ai potencoi se vendi i tij ka arritur shumë në Siri së bashku me partnerët e tij në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në respektimin e sovranitetit dhe duke menduar fillimisht për jetën, sigurinë dhe interesat e njerëzve.

Siria u përfshi në një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011, kur regjimi i presidentit Bashar al-Assad u përpoq të shuaj me forcë të paparë protestat pro-demokratike, të cilat më vonë u kthyen në përleshje të përgjakshme me ndërhyrjen e forcave të jashtme si Hezbollahu libanez dhe milicitë e Iranit.

Sipas OKB-së, që nga ajo kohë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe më shumë se 10 milionë të tjerë u zhvendosën.

Procesi i paqes në Astana, i cili kishte për qëllim dhënien fund të konfliktit sirian filloi në janar të 2017 me iniciativë të Turqisë, Rusisë dhe Iranit. Gjithsej janë mbajtur 13 raunde të bisedimeve në Nur Sultan (Astana) të Kazakistanit.

Ndërsa, Mbreti Abdullah i Jordanisë, duke iu referuar konflikitit palestinezo-izraelit, tha se “zgjidhja me dy shtete” është e vetmja rrugë për të zgjidhur çështjen.

Ai shprehu shqetësime për Kudsin duke thënë se të gjitha vendet kanë përgjegjësi për të mbrojtur qytetin e paqes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit