Putin urdhëron ushtrinë të ndihmojnë në trajtimin e koronavirusit

Mos i humb

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë të stërvitet për të ndihmuar në trajtimin e shpërthimit të koronavirusit të ri (COVID-19).

Ministria e Mbrojtjes është shprehur se stërvitja katër ditore që filloi sot do të kontrollojë gatishmërinë e trupave për t’u marrë me sëmundjen ngjitëse.

Ushtria do të drejtojë stërvitje se si të merret me shpërthimin në bazat e saj dhe të kontrollojë aftësinë e ushtrisë për të vendosur shpejt forcat e saj në të gjithë vendin.

Qeveria ka raportuar 658 raste të koronavirusit në Rusi dhe asnjë vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit