PYD/PKK sulmon Azezin me predha mortaje

Mos i humb

Organizata terroriste PYD/PKK në Siri mbrëmë nga provinca e Afrinit kreu sulm me predha mortaje drejt qytetit Azez i cili gjendet nën kontrollin e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, organizata terroriste PYD/PKK, me predha mortaje sulmoi qytetin Azez të lokalizuar në rajonin e “Mbrojtjes së Eufratit”.

Në sulmin, objektiv i të cilit ishin vendbanimet e civilëve, nuk pati të vdekur apo të plagosur.

Menjëherë pas sulmit, njësitë e artilerisë së Forcave të Armatosura Turke të vendosura në vijën kufitare mes Sirisë dhe Turqisë, sulmuan me artileri pozicionet e organizatës terroriste në Afrin.

PYD/PKK një natë më parë kreu sulm raketor ndaj vendbanimeve të civilëve në qytetin Azez të provincës së Afrinit, megjithatë nuk pati të vdekur ose të lënduar. Menjëherë pas sulmit, anëtarët e Forcave të Armatosura Turke kryen sulm artilerik ndaj pozicioneve të organizatës në Afrin.

Sipas burimeve lokale, pas këtij sulmi raketor, avionët e Forcave të Armatosura Turke bombarduan pozicionet terroriste në fshatin el-Basuta të Afrinit.

Ndryshe, PYD/PKK herë pas here kryen sulme ndaj vendbanimeve në Azez të Afrinit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit