Në operacionet e së premtes, gjithsej 17 terroristë u neutralizuan në rajone të ndryshme. Numri total i terroristëve të neutralizuar në zonat e operacionale që nga 1 janari ka arritur në 1.359, tha Hulusi Akar në një takim me komandantë të rangut të lartë.
Ndërsa operacionet antiterroriste po vazhdojnë, Forcat e Armatosura Turke janë duke luftuar gjithashtu edhe koronavirusin e ri me të njëjtin ritëm, nënvizoi Akar.
“Është shumë e rëndësishme për ne që t’i vazhdojmë këto operacione. Në të njëjtën kohë, këto zona ku ushtarët tanë janë të pranishëm nuk duhet të preken nga ky virus në asnjë mënyrë. Përpjekje të jashtëzakonshme po bëhen për këtë”, shtoi ai.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Megjithëse në deklaratën e ministrit nuk përmendet në mënyrë të specifikuar ndonjë grup terrorist, Turqia ka kohë që po kryen operacione kundër YPG/PKK-së në rajon.


