Që nga Kina, Rusia e Irani, si po i sheh bota zgjedhjet presidenciale në SHBA

Mos i humb

Kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, është duke udhëhequr me vota elektorale kundrejt kandidatit të republikanëve, Donald Trump.

Sipas medieve të huaja, lufta e ‘ashpër’ midis dy kandidatëve po vëzhgohet me vëmendje edhe nga njerëzit anembanë botës.

Biden tani është në epërsi edhe në shtetet që shihen si vendimtare për votat elektorale, derisa Trump në anën tjetër po bën akuza për mashtrim ndaj këtyre rezultateve. Udheqësit botërorë duket se i ka kapluar heshtja.

Kina

Mediet shtetërore të kontrolluara nga shteti në Kinë, i kanë quajtur zgjedhjet si përçarëse, të tensionuara dhe kaotike; duke nënvizuar vazhdimisht potencialin për trazira, të lidhura me zgjedhjet presidenciale.

Qeveria kineze, megjithatë, ka vendosur të mbetet neutrale për sa i përket këtij rezultati.

“Zgjedhjet presidenciale në SHBA janë çështje të brendshme të vendit. Kina nuk merr ndonjë pozicion për to”, u shpreh zëdhënësi i ministrisë së jashtme Wang Wenbin.

Rusia

Derisa vazhdon numërimi i fundit i votave, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, Dmitry Peskov, paralajmëroi se mungesa e qartësisë mund ta dëmtojë komunitetin ndërkombëtar, megjithatë ai gjithashtu mbeti i paanshëm për sa i përket komenteve rreth rezultatit.

“Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA ende nuk janë shpallur dhe është e pamundur të bësh komente për shkak të siuatës aktuale”, u shpreh ai.

Britania e Madhe

“Qetësohu, Donald, qetësohu!”: Greta Thunberg i ‘hakmerret’ presidentit Trump, duke përdorur fjalët e përdorura nga ai, 11 muaj më parë
Ashtu sikurse kryeministri britanik, Boris Johnson, edhe sekretari i jashtëm Dominic Raab, deri më tani kanë qëndruar të heshtur për këtë çështje.

Të dy u përballën me kritika nga ligjvënësit britanikë këtë javë, kur ata refuzuan t’i dënojnë pretendimet e Trump për fitore si dhe deklaratat për mashtrime zgjedhore.

Johnson u pyet nga lideri i opozitës Keur Starmer nëse do t’i bashkohej komenteve të tij duke thënë se një kandidat nuk duhet të vendos për ndaljen e numërimit të votave, ose që Presidenti i ardhshëm duhet të jetë zgjedhja e lirë dhe e drejtë e popullit amerikan.

Kryeministri u përgjigj: “Sigurisht, ne si një qeveri e Mbretërisë së Bashkuar nuk komentojmë mbi proceset demokratike të miqve dhe aleatëve tanë”.

Përreth Evropës

Në Gjermani, ku sondazhet sugjerojnë që Trump nuk do të jetë fitues, ministrja e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha se Trump rrezikoi të shkaktojë një krizë kushtetuese në SHBA, duke kërcënuar të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve në Gjykatën e Lartë.

“Kjo është diçka që duhet të na shqetësojë thellë”, tha ajo.

Në Francë, një minisër i lartë tha se SHBA nuk ka qenë partner miqësor me shtetet evropiane tashmë për disa vite. Ministri i Financave, Bruno Le Maire tha se kushdo që fiton, asgjë nuk do ta ndryshojë këtë fakt strategjik.

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, ishte një nga udhëheqësit e vetëm botërorë që mbajti një qëndrim të fortë në favor të presidentit.

Ai shkroi në Twitter se rezultati ishte “mjaft i qartë” të mërkurën kur miliona vota ende pritej të numëroheshin.

Jansa ka qenë një mbështetës i zëshëm i presidentit Trump, gjatë fushatës së tij zgjedhore ndërsa deklaroi se Biden do të ishte një një nga presidentët më të dobët në histori.

Brazili

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, është një aleat populist i Trump, derisa kritikët dhe aktivistët e mjedisit shpresojnë që ndryshim i udhëheqësit do të ishte një shanc për pyjet e Amazonës.

Konservatorët fajësojnë Bolsonaron dhe qeverinë e tij për lëshimin që kanë bërë për fermerët dhe sharrëxhinjtë për tokat në Amazon, duke shpejtuar shpyllëzimet.

Irani

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha se rezultati i zgjedhjeve presidenciale “nuk do të ndikojë” në politikën e vendit kundrejt Washingtonit.

“Politika jonë është e përcaktuar qartë. Ajo nuk ndryshon me lëvizjen e individëve”, tha ai.

“Për ne nuk ka rëndësi kush vjen dhe shkon”, shtoi udhëheqësi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit