Qendra shëndetësore pa drita e ujë

Mos i humb

Në fshatin Zogjë të Bulqizës, qendra ambulante nuk furnizohet prej dy vjetësh me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

E ndërtuar nga shoqata bamirëse, kjo qendër tani edhe pse është e re, serish nuk i përmbush funksionet e saj. Në dimër nuk ka ngrohje dhe mungesa e energjisë bën që të mos punojë as frigoriferi për ruajtjen e ilaçeve.

“Ka ngelë vetëm për një kontratë dritash. Për ujë nuk bëhet fjalë, pasi nuk ka fshati ende”, thotë një banor.

Sipas përgjegjësit të Qendrës Shëndetësore Shupenzë, Haziz Jella nga ku varet qendra ambulante e Zogjës, moslidhja e energjisë vjen si pasojë e mungesës së certifikatës së pronësisë për objektin. Pas interesimit të Top Channel në këtë qendër bënë me dije po punohet që energjia të lidhet gjatë këtij muaji.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit