Qeveria: Brenda këtij viti nisin punimet për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës dhe aeroportin e Vlorës

Mos i humb

Brenda vitit 2021, pritet të nisin punime për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës. Kjo është një nga pikat e programit të qeverisë “Rama 3”.

Në fushën e transportit, qeveria thekson se brenda këtij viti pritet të nisin edhe punime për Aeroportin e Vlorës, në mënyrë që ai të jetë gati në vitin 2024.

Punimet për ndërtimin e rrugës së Arbrit pritet të përfundojnë brenda dhjetorit ndërkohë që aksi Kardhiq-Delvinë do të përfundojë tërësisht në pranverën ardhshme (Maj 2022).

Në janar 2022 nis puna për transformimin e Portit aktual të Durrësit në atë që qeveria e quan hapësirën moderne të kompletuar në marinë jahtesh, infrastrukturë turistike dhe komplekse rezidenciale.

Në fushën e energjisë është parashikuar që brenda marsit të vitit 2022 të nënshkruhet kontrata për projektimin dhe ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës.

Brenda qershorit të vitit 2022 pritet të nënshkruhet kontrata për fillimin e punimeve për TEC Vlorë, proejt që përfshin konvertimin me gaz të lëngshëm natyror. Sipas qeverisë kjo do e shndërrojë Vlorë në HUB rajonal.

Në Mars 2022 janë parashikuar të nisin punimet për ndërtimin e parkut Fotovoltaik të Karavastasë. Ndërkohë që qeveria thekson që bursa shqiptare e Energjisë do të bëhet krejtësisht operacionale në shkurt të vitit 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit