Qeveria e re italiane nis punën pas marrjes së votëbesimit nga dy dhomat e parlamentit

Mos i humb

Qeveria e kryeministrit të emëruar, Mario Draghi ka marrë miratimin e të dyja dhomave të parlamentit italian.

Kabineti i përbërë nga 23 ministra teknikë mori vorbesimin të enjten me 535 vota pro nga 630 gjithsej. 56 ligjvënës votuan kundër, mes tyre një pjesë e anëtarëve të partisë “Lëvizja 5 Yjet” e cila është brenda qeverisë.

La Republika, shkruan se gjatë paraqitjes së programit paraprak politik, ekonomisti 73-vjeçar tha se përgjegjësia parësore e qeverisë do të jetë përballja me pandeminë në vend, vaksinimi i popullatës, por gjithashtu ai theksoi se lufta ndaj korrupsionit do ti japi mundësinë e rmëkëmbjes ekonomisë italiane.

”Është e nevojshme të luftohet korrupsioni që depresionon ekonominë”, tha Kryeministri, Mario Draghi, gjatë përgjigjeve të tij në Dhomë me rastin e votës së besimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit