“Qeveria ka humbur pasionin”; Studimi: Më pak ligje në Kuvend

Mos i humb

Instituti i Studimeve Politike ka realizuar një studim ku tregon edhe performancën e anëtareve të qeverisë në marrëdhënie me Kuvendin. Sipas studimit aktivitetin më të ngjeshur pas kryeministrit Rama e ka ministrja e Kulturës dhe ne fund është ministri i Jashtëm. Por siç thotë Afrim Krasniqi i Institutit të Studimeve Politike e gjithë performanca e qeverisë, tregon se ajo ka humbur pasionin reformues në mandatin e dytë duke dërguar shumë më pak ligje në Kuvend, se sa në mandatin e parë.

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin e fundit mbi aktivitetin Parlamentit në gjysmën e parë të vitit 2018. Drejtori i ISP-së, Afrim Krasniqi, vëren një dobësim të strukturës parlamentare në raport me Qeverinë.

“Normalisht me Kushtetutë Parlamenti duhet të ushtrojë funksion kontrollues mbi qeverinë, por vihet re e kundërta që është qeveria që kontrollon parlamentin”, u shpreh Afrim Krasniqi.

Qeveria ka funksionin kushtetues të paraqesë nisma ligjore në Parlament. Një krahasim me vitin e kaluar, thekson Afrim Krasniqi, del në përfundimin ekzekutivi ka humbur pasionin reformues të mandatit të parë.

“Qeveria me pak ligje se vitin e kaluar. Ndodh fenomeni i mandatit të dytë kur qeveria zhytet në përditshmëri dhe humbet pasionin e mandatit të parë reformues dhe kjo ka ndodhur”, thotë Krasniqi.

Përsa i përket performancës së ministrave me Parlamentin, raporti i Institutit të Studimeve Politike gjen më keq ata që kanë edhe më gjatë në qeveri.

“Politikanet, ministrat që kanë më shumë se një mandat ministër kanë konsum të tepërt ndërsa ministrave të rinj u është dashur më shumë se 6 muaj që të krijojnë një identitet”, shton Krasniqi.

Për kryeministrin që po kryen analizën për të vendosur mbi të ardhmen e kabinetit të tij, Afrim Krasniqi ka një këshillë.

“A po qeveriset Shqipëria? Shqipëria ka qeveri, por a po qeveriset? Kjo duhet të jetë analiza, jo ikën një vjen një tjetër brenda të njëjtit grup sa për të kënaqur opozitën apo median”, përfundon Krasniqi./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit