Qeveria kundërshton zërat për valë të re ikjesh nga Kosova, thotë se po shkojnë me viza pune

Mos i humb

Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë disa lajme që në Kosovë po ndodhë largimi i qytetarëve. Sipas tyre, udhëtimi i të rinjëve nga Kosova në një vend tjetër për të punuar është proces i natyrshëm.

Nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se të rinjtë që po largohen nga Kosova, kanë kontrata pune në Kroaci dhe në vende tjera evropiane.“Deklarimet mediale nga qarqe të caktuar se në Kosovë po ndodhë largimi i qytetarëve është e papranueshme.

Informatat zyrtare tregojnë që personat te cilat kanë udhëtuar dhe që vijnë nga qytetet të ndryshme të vendit janë të rinjë që kanë kontrata pune kryesisht në Kroaci, por edhe në vende të tjera evropiane. Ky process është i natyrshëm për faktin se lëvizja e lirë dhë puna është e drejt e garantuar për secilin individ dhe si e tillë duhet të respektohet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Gazeta Blic nga zyra e mediave në Qeverinë e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit