Qeveria libiane kritikon dorëzimin e ambasadës në Siri për “qeverinë” e Haftarit

Mos i humb

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) në Libi, e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), denoncoi vendimin e Sirisë për t’ia dorëzuar Ambasadën libiane në Damask “qeverisë” së komandantit të renegatëve me qendër në lindje të Libisë, Khalifa Haftar (AA).

Përmes një kumtese, Ministria e Punëve të Jashtme të GNA-së tha se dorëzimi “shkel rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila ndalon lidhjet me ndonjë organ paralel me GNA-në, e cila është qeveria e vetme legjitime në vend”.

Nga Ministria theksojnë se ky veprim është “shkelje e sovranitetit të shtetit libian”.

Regjimi sirian i Bashar al-Assadit dje rihapi Ambasadën libiane në Damask pas ndërprerjes 8-vjeçare dhe ia dorëzoi “qeverisë” së Haftarit.

Sipas agjencisë zyrtare siriane SANA, ky veprim erdhi pasi dy palët nënshkruan memorandum të mirëkuptimit për të hapur ambasadat.

Regjimi sirian është i pari që ka njohur qeverinë e Haftarit, e cila nuk gëzon njohje ndërkombëtare.

Haftari në muajin prill të vitit të kaluar nisi sulm ushtarak për të marrë Tripolin nga GNA, sulm i cili u ndal në periferi të qytetit, por që shkaktoi kaos dhe gjakderdhje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit