Qeveria mbështet avancimin e Qendrës për Monitorimin e Sigurisë së Kufijëve me Shqipërinë

Mos i humb

Zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën Kombëtare për Monitorimin e Kufijeve në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lidhur me këtë takim, zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, njoftoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të ngritë kapacitet e sigurisë në vend.

Siç tha ai, vendi ka resurse për siguri, prandaj nuk ka prioritet më të madh se çështja e sigurisë.

“Është knaqësi me pa këtë gjendje të qendrës, jemi të informuar për të gjitha aktivitetet. Kjo qeveri është me ngritë çështjen e sigurisë. Nuk ka prioritet më të madh se siguria e vendit, investimi në siguri është themelore për zhvillimin e vendit. Ky vend ka kapacitete , ka resurse për sigurin e vendit, por nuk është i pakufishem dhe do ta keni mbështetjen tonë”, tha Limaj.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, bëri te ditur se ministria ka marrë përkrahjen e qeverisë për avancimin e sigurisë në vend.

“Zv/kryeministri Limaj, na  premtoi se do ta kemi përkrahjen e tij. Siguria në vend është çështja themelore si dhe avancimi i kësaj qendrë”, tha ministri Mustafa.

Ndërsa, koordinatori i Qendrës Kombëtare për Monitorim të Kufijeve, Samir Krasniqi, ka thënë se nuk duhet të kemi patriotizem, duhet ta shohim problemin financiar dhe sigurinë në kufi.

“Këto sisteme janë prej viti 2016, që kanë fillu me u amortizu edhe sistemet tjera që janë vendosur në kufirin Kosovë-Shqipëri. Nuk po njeh patriotizem, por po e sheh interesin financiar.Ne duhet te ju tregojmë se po mundohemi që sigurinë kufitare ta kemi në pika, na shkakton kokëdhimbje kur brenda kemi më shumë informata se sa në kufi. Kemi linjat e hapura që raportojnë qytetarët për çfardo paqartësie, këtu hynë edhe mallrat e kontrabanduara. Kërkojmë nga ju që  të na përkrahni me projekte jo me fjalë, që të dalim të sukseshem qe mos të jemi në llup. Jemi të gatshëm 24 orë. Jemi duke marrë masa që ta kontrollojmë edhe vijen e gjelbërt. Po mundohemi që mos të na merr dikush një kredi që e kemi punuar ne “, ka thënë ai. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit