Miratohet ligji për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtëshme të komunave.
Qeveria e Kosovës po vazhdon të krijojë një situate ligjore, tashmë edhe me një zot shtëpie në komuna që të operojnë në pronat e tyre, kështu është shprehur Kryeministri Ramush Haradinaj në mbledhjen konsultative ndërmjet Qeverisë dhe kryetarëve të komunave.
“Ajo që është e mirë po krijojmë një situat ligjore ku më në fund është një zot shtëpie në komunën tuaj. Ne kem mujt me përmbush temën e pjesës se parë që ka të bëjë me komunat që të munden të operojnë në ato prona të cilët ju do t’i keni si procedura të rregullta që ju mos të keni pengesa të karakterit ligjor. Tema e dytë lidhet me financimin kërkesat legjitime buxhetore nje pjesë e të cilave janë financim i komunave dhe qeverisë një pjesë e cilave janë bashkëfinancim mes komunave dhe qeverisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj me teje ka siguruar shërbim dhe mbrojtje për të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës.
“Ju siguroj që unë jamë në shërbimin e juaj, mos më kurseni, gjatë komunikimt me ju kom mësuar shumë për punët tona të përbashkëta. Edhe atë të pronave do ta përfundojmë do ta keni pagën ligjore. Shpresoj që në parlament ligji të ecë sepse ligji është i të gjithëve”, u shpreh Haradinaj.
Ndryshe, ky ligj siguron shfrytëzimin efektiv të pronës së paluajtëshme të komunës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, rritjen e vlerës së pronës së paluajtëshme të komunës dhe përmbushjes së interesit të përgjithshëm. Si dhe krijon mundësi për këmbimin e pronës së paluajtëshme të komunave dhe përfitimin e së drejtës së pronësisë për komuna mbi prona të cilat administrohen nga institucionet e shteti, me qëllim të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik. /Kosova Post/


