Qeveria “përforcon” Behgjet Pacollin, i shton edhe tre këshilltarë

Mos i humb

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që zëvendëskryeministrit të parë, njëherit ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit t’ia shtojë edhe tre këshilltarë.

Kjo pikë është futur në rendin e ditës me propozimin e Haradinajt.

Ndërkohë partitë më të mëdha opozitare Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje sot kanë bërë thirrje për seancë të jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës “Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës”.

Sipas tyre, prioritet e politikës së jashtme, në vend të së jenë afatgjata ato po ndryshohen në baza ditore.

Po ashtu, në kërkesë theksohet se është stopuar procesi i njohjeve i cili është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit