Qeveria zvicerane: Shmangni trenat e stërmbushur dhe vizitat në shtëpi pleqsh

Mos i humb

Këshilli Federal i Zvicrës ka shpallur sot ndryshimin e fokusit ne kuadrin e marrjes së masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Për të njohur publikun me këtë ndryshim, ministri që mbulon shëndetësinë, Alain Berset me bashkëpunëtorët ka mbajtur sot në Bernë një konferencë për media.

Ai ka theksuar me këtë rast se me ndryshimin e masave, i kushtohet më shumë rëndësi mbrojtjes së personave më të rrezikuar.

Ndërkaq, si kategori më e rrezikuar në raport me koronavirusin konsiderohen njerëzit mbi moshën 65 vjeçare dhe ata që kanë një sëmundje kronike.

Për këtë arsye, ka thënë ministri, duhet shmangur sa më tepër vizitat në spitale, shtëpi pleqsh dhe shtëpi kujdestarie.

Një masë tjetër që ka rekomanduar ministri në emrin e qeverisë është shmangia e përdorimit të mjeteve të trafikut publik në kohën e “pikut”.

Kjo vlen veçanërisht për kategorinë e rrezikuar, gjegjësisht për personat mbi 65 vjeçarë por edhe për të tjerët, sipas mundësisë.

Daniel Koch (nga Zyra Federale e Shëndetit Publik ) ka thënë se u sugjerojmë punëdhënësve që të përpiqen tu bëjnë punëtorëve të tyre orare më fleksibile në mënyrë që të shmangen grumbullimet në trena e autobusë në kohën e pikut.

Në kategorinë e përmendur në Zvicër bëjnë pjesë rreth 1.5 milion persona (mbi 65 vjeçarë). A do të thotë kjo se i gjithë ky numër i madh njerëzish duhet të jetojnë në kushtet e “arrestit shtëpiak”, ka qenë një pyetje e shtruar në konferencë.

Ndërsa ministri Berset është përgjigjur se “është e drejtë dhe transparente t`u thuhet këtyre njerëzve se është mirë t`i zbatojnë me të vërtetë masat e parapara dhe të kenë kujdes për veten e tyre. Fundja, secili njeri duhet të kujdeset për veten

Në Zvicër deri më tani janë regjistruar 210 raste të infektimit me koronavirus, ka thënë në këtë konferencë  Daniel Koch (BAG)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit