Qindra hebrenj fanatikë pushtojnë oborrin e Al-Aksës

Mos i humb

Disa qindra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite kanë pushtuar sot oborrin e xhamisë Al-Aksa, në Kudsin Lindor.

Në njoftimin e Drejtorisë për Vakëfe në Kuds, thuhet se 490 hebrenj fanatikë pushtuan oborrin e Al-Aksës në mëngjes dhe sërish në orët e pasdites, ku numri i tyre ishte 187.

Në shtatë ditët e kaluara, në kompleksin Al-Aksa kanë hyrë me forcë mbi 2.400 hebrenj fanatikë.

Javën e kaluar grupet hebraike u bënë thirrje muslimanëve palestinezë të lënë të lirë të premten kompeksin Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, për t’i lejuar ata të shënojnë festën e Pashkëve hebraike.

Këto ditë, gjatë kremtimit të Pesahut, në Al-Aksa rritet numri i hyrjeve me forcë të hebrenjve fanatikë.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë Luftës në Lindjen e Mesme në vitin 1967. Ai aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980 duke e cilësuar atë si kryeqytet të shtetit hebre, hap që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit