Qindra sirianë në provimin universitar për të studiuar në Turqi

Mos i humb

Gjithsej 800 studentë sirianë në distriktet e Jarabulusit dhe Al-Babit në veriperëndim të Sirisë iu nënshtruan provimit pranues universitar për të ndjekur arsimin e lartë në universitetet turke, bëhet e ditur në njoftim të Universitetit Harran të Turqisë.

Në njoftimin thuhet se Provimi për Studentët e Huaj (YÖS) u mbajt në 14 klasa në Jarabulus dhe 26 klasa në Al-Bab.

800 studentë morën pjesë në provim, thuhet në njoftim, ndërsa ata që janë të suksesshëm do të mund të regjistrohen në një nga 60 universitetet në Turqi.

Në njoftim thuhet se pyetjet e provimit janë përgatitur nga stafi mësimor i Universitetit Harran në gjuhën turke, angleze dhe arabe.

“Ne kemi mbajtur provimin në Siri për ta bërë atë më të përshtatshëm për studentët të cilët nuk mund të vijnë në Turqi,” njoftimi citon deklaratën e rektorit të Universitetit Harran, Prof. Dr. Ramazan Tasaltin.

Mustafa Jasim, kreu i Komisionit të Arsimit të Asamblesë Lokale të Jarabulusit, falënderoi Turqinë për “dhënien e një të ardhme” për fëmijët sirianë.

“Ne, populli i rajonit, nuk do të harrojmë kurrë këtë mbështetje të Turqisë”, tha ai. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit