Qipro: Jo më pasaporta të arta europiane në këmbim të dy milion eurove

Mos i humb

Mundësia për të siguruar një pasaportë evropiane në këmbim të 2 milion € merr fund, pasi Qiproja ka anuluar një skemë të tillë.

Ky vendim erdhi pasi disa gazetarë të Al Jazeera filmuan zyrtarë qipriotë duke përdorur skemën për të ndihmuar një biznesmen kinez i përfshirë në histori kriminale të marrë pasaportën në mënyrë të jashtëligjshme.

Një nga ata që filmuan ishte edhe kryetari i parlamentit të Qipros, Demetris Syllouris. Qipro, e cila u bë anëtare e BE në 2004, aktualisht siguron pasaporta për shtetasit jo-BE që bëjnë investime të mjaftueshme në vend.

Vitin e kaluar, Komisioni bëri thirrje shteteve të BE të shtrëngojnë kontrollet mbi shtetasit jo evropian që marrin shtetësinë përmes investimeve., duke lënë të kuptohej se përmes `kësaj skeme mund të abuzohet dhe mund të behet shkak për evazionin fiskal.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit