Qirezi analizon situatën në Vetëvendosje, e kujton një thënie të Ibrahim Rugovës

Mos i humb

Analisti kosovar, Arben Qirezi e ka analizuar situatën e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje. Qirezi dyshon se një nga arsyet mund të jetë era e pushtetit pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Ajo çka po ndodh ne VV është luftë e brendshme politike, të cilën, siç ndodh përherë, e humbasin ata qe e sfidojne kultin e liderit, nder të tjera edhe për shkak te zellit te arrivisteve qe e marrin rolin e ‘mbrojtësve’ te liderit. Nuk është çudi që shpërfaqja e kësaj lufte të brendshme ka ndodhur në momentin kur në VV është ndier era e pushteti pas zgjedhjeve te 11 qershorit.

Prandaj, personalitetit që ndodh të jetë në rënie e sipër sulen që mos të mbesin pa i dhëne nga një goditje i madh e i vogël, që t’a rrezojnë me shpejt, jo për t’a ‘shpëtuar’ liderin nga blasfemia e bere, por për te qene sa me afër pushtetit kur ai te preket me dore. Këta janë arrivistet tipik qe ndodhen ne secilin parti politike.

Kurrë nuk e harroj një thënie te Dr. Ibrahim Rugovës, në Kuvendin e LDK te vitit 1998: “Janë qesharak ata qe më ‘mbrojnë’ nga sulmet.” Të tillë mbrojtës të pamëshirshëm të liderit, e që shumica janë kthyer kundër tij pas luftës, ka pasur plot, ashtu siç ka sot ne VV” ka thënë Qirezi./KIosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit