QKUK së shpejti do të pajiset me mjetet më të avancuara në rajon!

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë ka organizuar ceremoninë përmbyllëse të studimit të fizibilitetit për ngritjen e infrastrukturës fizike të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore.

Me këtë rast, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se përmes këtij projekti dëshirojmë të arrijmë një infrastrukturë më të mirë në sektorin e shëndetësisë si dhe pajisjet më moderne në mënyrë që pacientët të mos kenë nevojë të gjejnë zgjidhje në klinikat private.

“Ballafaqimi me pajisje të vjetra ka qenë një kokë-qarje për të gjithë ne. Në mungesë të pajisjeve profesionale shpesh herë nuk kanë arritur që t’i japin shërbimet e nevojshme pacientëve. Në mungesë të këtyre pajisjeve, pacientët janë detyruar të trokasin në dyert e ordinancave private. Ne përmes një plani emergjent kemi nisur mordenizimin e pajisjeve. Deri në përfundim të tyre pacientët do t’i kenë kushtet e nevojshme për mjekim. Ky studim i financuar nga Komisioni Evropian ka kushtuar rreth 52 milion euro. Përmes këtij projekti dëshirojmë të arrijmë përmirësimin e infrastrukturës dhe spitalet të pajisen me mjetet më të avancuara dhe më pajisjet më të nevojshme diagnostike”, tha ministri Ismaili.

Lidhur me këtë, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Fatmir Gashi, tha se ky nuk do të jetë vetëm njëri nga projektet mes këtyre dy ministrive.

Sipas tij sektori i shëndetësisë ka nevojë t’i kushtoje rëndësi andaj kërkoj që të ketë bashkëpunim më të thellë për t’i dërguar projektet deri në fund.

“Ne e dimë rëndësinë e këtij sektori andaj si i tillë kërkojmë dhe dëshirojmë shumë që ta thellojmë bashkëpunimin dhe të procedojmë në hapa të nevojshëm për mbylljen e këtij projekti dhe shumë projekteve të tjera me MSH-në. Ky projekt për herë të parë po mbështetet nga bankat e Evropës. Mbështetja e këtij projekti nga fondet e BE-së tregon një përkushtim të tyre ndaj shtetit të Kosovës dhe ndaj këtij sektori të rëndësishëm”, tha Gashi.

Ndryshe, ky projekt ka filluar në vitin 2017 dhe tani ai financohet 50% nga bankat evropiane, ndërsa pjesa tjetër mbështete nga Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas këtij projketi do të ngritet disponueshmëria në spitalet e QKUK-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit