“Qytetarët do përcaktojnë të ardhmen e tyre”, Vjosa Osmani pas votimit: Ftesë e veçantë për gratë dhe vajzat, barazia fillon tek kutia

Mos i humb


Ka votuar ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovë, Vjosa Osmani.

Ajo ka qenë së bashku me burrin e saj Prindon Sadriun dhe dy vajzat teksa ka votuar në fakultetin Teknik.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën, është një ditë kur të gjithë qytetarët tanë do ta përcaktojnë të ardhmen e tyre, do ta përcaktojnë fatin e vendit dhe individual.

Është një ditë e ftohtë por ftoj të gjithë qytetarët të votojnë”, ka thënë ajo.

Vjosa Osmani ftoi gratë dhe vajzat të votojnë teksa falënderoi të gjithë mërgimtarët. “Ftesë e veçantë dhe inkurajim i veçantë për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës sepse barazia fillon tek kutia e votimeve.

Falënderoj mërgatën për pjesëmarrjen në votime dhe po ashtu një falënderim për të gjithë komisionerët dhe gjithë vëzhguesit”, tha Osmani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit