Qytetarët kërkojnë që bileta mujore e autobusëve në Prishtinë të vlejë për të gjithë operatorët

Mos i humb

Trafiku Urban në Prishtinë që nga janari i këtij viti u ka ofruar mundësi qytetarëve që përdorin autobusët si mjet transporti të pajisen me biletë mujore, mirëpo kjo biletë nuk vlen edhe për autobusët e operatorëve privat.

Qytetarët për të pasur një biletë mujore duhet të paguajnë shumën prej 14 euro, ndërsa nxënësit 12 euro dhe këtë biletë mund të shfrytëzojnë pa limit në linjat e Trafikut Urban.

Megjithatë qytetarët kërkojnë që bileta të jetë gjithëpërfshirëse dhe të vlejë në të gjitha linjat.Çdo ditë me autobusë udhëton për në punë qytetarja Selime Dermaku, e cila thotë se do të ishte shumë mirë që bileta mujore të vlej për të gjithë autobusët.

E pasi që nuk vlen për të gjithë autobusët, ajo thotë se nuk ka marrë ndonjëherë biletë mujore.Njëjtë mendon edhe qytetarja tjetër NazmijeVeseli, e që thotë se nuk ka llogari të paguajë biletë mujore dhe kur shfrytëzon autobusët e operatorëve privat të paguajë përsëri biletë.

Edhe Sadije Hyseni, thotë se bileta mujore do të duhej të vlente për të gjithë autobusët që operojnë në kryeqytet./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit