
Qytetarët e Drenasit janë ballafaquar sot me rrezikun e madh nga ndotja e ambientit që ka shkaktuar fabrika e “Feronikelit”.
Fotografitë e dërguar nga lexuesit e Kosova Post të cilët e kanë parë nga afër gjendjen, thonë se i tërë qyteti ka qenë i kapluar nga tymi.
Sipas tyre, kjo ndotje e madhe që po vazhdon të bëhet nga kjo fabrikë po ia vështirëson edhe më shumë jetën.
Ndryshe, gjiganti ekonomik i mineraleve “Feronikeli”, pas një pauzë ka rifilluar punën në muajin gusht me blerës të ri nga Kompania NKL Limited, e cila mbikëqyret nga Balfin Group me pronar, Samir Mane./Kosova Post/



