Ra nga kati i tretë i banesës dhe vdiq, viktima është vëllai i Saimir Taullait

Mos i humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Lushnje ku një 58-vjeçar ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima është Albert Taullai, vëllai i Saimir Taullait, biznesmenit nga Lushnja, të cilit i është bërë atentat në tetor 2018. Fatmirësisht Taullai i shpëtoi atentatit kur dy persona të maskuar qëlluan me breshëri drejt lokalit, tek rrethrrotullimi i Plugut.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, shtetasi A. T., 58 vjeç, dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës ku banonte dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit