Radhë të gjata në aeroportin e Gjenevës, lehtësime të tjera

Mos i humb

Aeroportet në përgjithësi në Zvicër janë shumë të ngarkuara gjatë pushimeve dhe ndonjëherë mund të bëhen kaotike, pasi mijëra pasagjerë po përpiqen të regjistrohen dhe të kalojnë linjën e sigurisë në të njëjtën kohë, transmeton albinfo.ch.

Për të përshpejtuar procesin, aeroporti i Gjenevës po lanson një kalim të ri, ‘kalimi në linjë’, për Korsinë e tij të Prioritetit.

Për të kursyer kohë në kontrollin e sigurisë, udhëtari ka zgjedhjen midis blerjes së një abonimi që zgjat tre muaj (90 franga), gjashtë muaj (140 franga) ose 12 muaj (240).

Personal dhe nominal, ky abonim u jep udhëtarëve një akses të pakufizuar në Korsinë e shpejtë të Prioritetit.

Blerja mund të bëhet vetëm në internet në aplikacionin Wallet smartphone. /Albinfo.ch

https://www.gva.ch/en/Site/Passagers/eservices/PriorityLane

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit