Rama: Asnjë leje ndërtimi apo kontratë punësh publike, për ata që nuk deklarojnë pagat reale

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se, nuk do t’i jepen leje ndërtimi apo kontrata punësh publike kompanive që nuk kanë të deklaruar një pagë reale të sektorit.

Në një takim me biznesin e madh për pagat e punonjësve, Rama tha se, “ne nuk do të financojmë me paratë e shtetit shfrytëzimin”.

“Nuk do të japim leje ndërtimi për kompani ndërtimi që deklarojnë paga 40 mijë lekë. Ky 40 mijë lekë është për industritë prodhuese në këtë fazë. Nuk do të qëndrojë 40 mijë lekë, deri në fund të mandatit do të shkojë 45 mijë lekë minimumi. Por ama këtyre ne do t’i financojmë pjesën e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për diferencën e rritur që të kenë mundësi të stabilizohen”, tha Rama.

Ndërkohë, kryeministri theksoi se, kompanive të ndërtimit apo hotelerive i janë krijuar kushtet më optimale.

“Hoteleritë kanë sot kushtet më optimale që ka rajoni me TVSH 6%. I takon të ankohen vetëm se, nuk gjen kamarierë, pastrues e recepsionistë. Por kur shikon deklarimet e pagës minimale… Këto ia bëjnë vetes se ndaj janë futur edhe në vështirësi”, tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi se, nga këto sipërmarrje do të kërkohet pasqyra e realitetit dhe në këtë mënyrë futemi në ndërveprim pozitiv të gjitha palët.

“Kompanitë e ndërtimit kanë sot referenca shumë të ulëta të shitjeve, ndërkohë që shitjet reale i dimë shumë mirë se çfarë janë. Do t’i shikojmë edhe referencat. Është e papranueshme, e neveritshme që nga njëra anë të bëhen fitime marramendëse dhe të vazhdojë shfrytëzimi i krahut të punës. Ata janë njerëz që vënë në dispozicion krahët e tyre për suksesin e ndërtuesve dhe kanë familjet e tyre për të ushqyer”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit