Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Berat dhe zona e Velabisht do të kenë ujësjellës të ri.
Në vitin 2021, siç Rama premton Berati me Velabishtin do të kenë 24 orë ujë me cilësi sipas standardeve të monitoruara nga sistemi SCADA.
Më tej ai paralajmëron se në Berat do të ketë dhe një investim madhor për një impiant për trajtimin biologjik të ujërave të ndotura, sipas parametrave dhe standardeve europiane.
STATUSI NGA EDI RAMA
💧 KANTIERI I UJIT në BERAT dhe UJËSJELLËSI I VELABISHTIT janë një tjetër investim i rëndësishëm për furnizimin me ujë të pijshëm pa ndërprerje për 68.792 banorë ku për herë të parë rreth 1340 familje në disa zona të Velabishtit do të aksesojnë ujin e pijshëm nga sistemet e ujësjellësit.
➡️ Sistemi i ujësjellës – kanalizimeve i Beratit nga një rrjet i viteve 1970 tejet i amortizuar transformohet në 81 kilometra rrjet të ri të brendshëm ujësjellësi dhe sistem kanalizimesh me 13 kilometra linjë kryesore e dytësore dhe lidhje shtëpish, për të ofruar në 2021 shërbim me ujë të pijshëm 24 orë me cilësi dhe sipas standardeve të monituara nga sistemi bashkëkohor SCADA.
💦 Së shpejti për Beratin nisim edhe investimin madhor të ngritjes së një impianti për trajtimin biologjik të ujërave të ndotura sipas parametrave dhe standardeve evropianë🤝


