Rama e pret në hyrje të Kryeministrisë Sassolin

Mos i humb

Ashtu siç ishte përcaktuar, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka mbërritur sot në Tiranë. Sassoli do ta nisë axhendën e tij të takimeve me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas do të marrë pjesë në seancën e sotme plenare, në orën 14:45.

Presidenti i PE-së, është pritur në hyrje të Kryeministrisë nga Edi Rama. Pasi u takuan përzemërsisht, Rama dhe zyrtari i lartë u futën në institucion.

Po ashtu sot është parashikuar që Sassoli të zhvillojë takime dhe me presidentin Ilir Meta, kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit