Rama flet për debatin e madh që ka bërë për amnistinë e grave të dënuara, akuzon gjyqtarët: Me kostume e me kravatë kanë dhënë vendime që…

Mos i humb

Duke folur nga Burgu i Grave në Tiranë, mes grave të dënuara, të cilat përfitojnë nga amnistia e fundvitit miratuar vetëm pak ditë më para nga Qeveria, kryeministri Rama ka treguar se ka pasur një debat shumë të madh mes tij dhe ekipit të amnistisë.

Sipas tij,  do të vijojë puna për ta kthyer këtë institucion në një vend më të mirë do të bëj të mundur që edhe ato që do të rrinë për të bërë dënimin deri në fund të ndihen më mirë.

Ai nuk ka lënë pa akuzuar sistemin e drejtësisë, që në shumicën e rasteve ka favorizuar më të fortët, më të shkathëtit dhe më të pasurit, burrat në kurriz të grave, që janë dënuar maksimalisht, ndërkohë që dhunuesit e përdhunuesit sipas Ramës kanë marrë dënime qesharake.

“Fatkeqësi e madhe që kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor sheh se në kapitullin e gjyqeve me burrave dhe grave, raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave me atë të grave është skandaloz. Këtu kam parasysh gjyqe që të rreqethin mishin kur lexon dosjet për gra të dhunuara e të përdhunuara me protagonistë që shpëtojnë ose si të pafajshëm ose me dënime qesharake, edhe me përsëritës. Fajësitë i lihen gjithmonë më të dobëtëve, përballë atyre që janë më të fortë, më të shkathet e më të pasur. Me reformën në drejtësi kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë, që fëmijët tuaj të jetojnë në një vend me një sistem drejtësi që nuk i bën më fajet dhe gabimet e bëra në këto 30 vjet”- tha Rama, duke shigjetuar gjyqtarët që “Me kostume e me kravatë kanë dhënë vendime skandaloze, që rëndojnë gratë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit