Rama flet për ekonominë dhe rindërtimin: Deri një ditë para 26 nëntorit projeksionet shumë pozitive, nëse s’do kishim dy ‘tërmetet’…

Mos i humb

Qeveria miraton projekt-buxhetin për 2021: Rritja ekonomike parashikohet në 5.5%, kurse papunësia të ulet 12.2%

Qeveria në një mbledhje të posaçme ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2021 që pritet të kalojë në Kuvend për miratim dhe do...

Dita kombëtare e depistimit të kancerit të gjirit, Manastirliu: Brenda vitit përmbushim angazhimin për mamografi në çdo spital rajonal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Lezha deklaroi se brenda vitit do të ketë mamografi në çdo spital rajonal....

Kinezët “harrojnë” pandeminë, radhë të gjata për të blerë iPhone 12

Edhe pse në kohë pandemie, duket se adhuruesit e iPhone 12 nuk ndalen. Ata kanë qëndruar disa orë në radhë, me maska...

Lufta ndaj Covid-19, Uellsi deklaron izolim dy javor

Nga 23 Tetori deri në 9 Nëntor do të rikthehet në një izolim pothuajse të plotë, një masë e cila u mor...

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave për të folur për situatën ekonomike dhe programin e rindërtimit. Rama tha se deri një ditë para 26 nëntorit projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11%, pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar.

Sipas tij, gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19, por konferenca e donatorëve si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%.

🔎 EKONOMIA NË FOKUS• Rindërtimi dhe impakti në ekonomi

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 29. September 2020

Rindërtimi një proces që përtej faktit që do të rikthejë në shtëpi të gjitha familjet e prekura nga tragjedia e 26 nëntorit dhe do të kthejë në shkollat e tyre tërësisht të reja të gjithë nxënësit dhe mësuesit që sot vazhdojnë të kryejnë procesin e mësimdhënies në shkolla të tjera, ka dhe një impakt të padyshimtë ekonomik që i vjen në ndihmë vendit dhe njerëzve në këtë periudhë të vështirë nga COVID.

Deri një ditë para tërmetit, projeksionet e ekonomisë shqiptare ishin shumë pozitive, duke iu referuar shifrave zyrtare dhe të konfirmuara nga institucionet financiare, papunësia e cila për vitin 2019 ishte më e ulëta në rajonin tonë me 11% pritej të shkonte dhe më poshtë, borxhi në trajektore rënëse nën 65%, investimet e huaja dhe turizmi falë rritjes së mëtejshme të turistëve të huaj patjetër do të kishin një impakt të shtuar por gjithçka ndryshoi me tërmetin e parë të 26 nëntorit dhe me tërmetin e dytë, virusin COVID-19.

Sidoqoftë masat e marra nga qeveria në të dy drejtimet, konferenca jashtëzakonisht e suksesshme në Bruksel e donatorëve që na çliroi përfundimisht nga ankthi se do të na duhej të spostonim krejtësisht gjithçka nga pikëpamja financiare tek rindërtimit duke lënë mënjanë çdo investim tjetër si dhe paketat e shpëtimit në periudhën e karantinës së përgjithshme kanë ndihmuar që sot mund të themi pa frikë tanimë, duke parë dhe rezultatet pasuese të periudhës pasuese nëse mund të kishim kaluar lehtësisht në -10% të PBB, presim të kufizohemi në më pak se 4.5%. Nuk është pak si parandalim”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Zanafilla e Shumë Sëmundjeve Nis Nga Stomaku – Çfarë Duhet Të Bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve.

Superkompjuteri LUMI do të jetë një nga më të fuqishmit në BE

Superkompjuteri LUMI do të ketë një performancë kulmore teorike prej mbi 550 petaflops. HPE ka njoftuar se i është...

Biden premton vaksinim falas kundër COVID-19

Kandidati demokrat që garon për president të SHBA-së, Joe Biden premtoi se vaksina e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëhet falas...

Rritet në 22 numri i viktimave nga shembja e kishës në Gana

Është rritur në 22 numri i personave që humbën jetën si pasojë e shembjes së një kishe në rajonin lindor të Ganës.

Rusi, arrin në afro 1.5 milionë numri i rasteve me COVID-19

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.497.167 ndërsa bilanci i viktimave në 25.821.