Rama i tërheq vëmendjen drejtoreshës së spitalit të Vlorës: Ke një gjë të keqe, bërtet shumë. Sillu mirë me vartësit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot spitalin e Vlorës, për të parë nga afër ndryshimet pas rikonstruksionit të kësaj godine.

Teksa shoqërohej nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë është njohur me ndryshimet që ka pësuar ky spital. Rama nuk ka nguruar ndër të tjera që të kritikojë dhe në mes të stafit të saj, drejtoreshën e këtij spitali, Bruna Mersini. Po ashtu kryeministri nuk kurseu që të tregonte dhe zakonin e keq të drejtoreshës, pasi sipas tij ajo u bërtet vartësve të vet.

“Ti e ke zakon, bërtet dhe pa lidhje”, tha ai. Ndërkohë, Rama ka vizuar dhe pacientë që i janë nënshtruar operacioneve në sy për vendosjen e lenteve, që tashmë spitali i ofron flas, ku këta të fundit i pohuan kryeministrit se mjekët nuk u kanë kërkuar lekë.

Biseda me një paciente
Rama: Të morën lekë këta??
Pacientja: Jo jo!
Rama: Se nisin ata parazitët që rrinë në FB dhe thonë leke ‘leke, leke’..
Pacientja: Flm shumë
Rama: Të ka bërtitur drejtoresha ndonjëherë?
Pacientja: Jo, jo!

Pasi vizitojnë ambientet e tjera të spitalit, shërbimin e Urgjencës, kryeministrit i shkon syri tek një karrocë, e cila ishte thyer.

Ndërhyn drejtoresha: Do e ndërrojmë
Rama: Po ndërroje pra. Ndërroje, mos e lër ashtu

“I vetmi gabim që kemi bërë është që s’keni lënë një ekspozitë se si ishte më parë procesi i sterilizimit, dhe si është tani, këto janë investime nga privati. Po të kishte patur shteti mundësi, do e kishin bërë ata të mençur që na sulmojnë. Se beson dot njeri se si ka qenë, një skandal në mes të Europës. Ishin pajisje të kohës së Kinës”, tha Rama, ndërsa vizitën e mbylli me një tjetër këshillë për drejtoreshën; “Të gjitha të mirat i ke, por sillesh keq me vartësit. Kritikoi por mos i bërtit. Motivoi.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit