Rama i vendosur: Satelitin e parë do e hedhim në mars

Mos i humb

Kreu i qeverisë Edi Rama është shprehur sot se të gjithë ato që kanë qeshur me projektin e satelitëve do të shikojnë rezultatin në fund.

Po ashtu ai shtoi se sateliti i parë do të hidhet në muajin mars dhe theksoi se përmes tyre Policia e Shtetit do të marrë çdo ditë të dhëna për abuzime të ndryshme.

“Projekti tjetër që do të jetë ndihmë për policinë, është projekti i satelitëve. Keni dëgjuar për ta. Keni parë dhe shumë gallatë dhe humor me satelitët. Megjithatë nuk është aspak keq që njerëzit edhe të qeshin, se e qeshura shëndet bëhet, me satelitët, ku të parin do e hedhim në mars, do të kemi të dhëna në kohë reale përditë. Policia do të ketë përditë të dhëna për ndërtime pa leje. S’do të jetë më e varur nga sa mirë e bëjnë punë në terren policët, të cilët i kanë sytë hapur katër kur shkojnë dhe i bien në qafë ndonjë familje në fshat, dhe i kanë mbyllur kur iu hidhet zhavorr plazhit për të ndërtuar bankina dhe struktura. Gjithçka do të ndalojë te një sy tjetër.”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit