Rama ia kalon fjalën Scholz dhe Von der Leyen, kancelari: Kemi kërkuar hetim

Mos i humb

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, gazetarët i kanë drejtuar një pyetje të përbashkët Edi Ramës, kancelarit Olaf Scholz dhe Presidentes Ursula von der Leyen.

Pyetja lidhej me sulmin terrorist të 24 shatorit ndodhur në Veri të Kosovës, ku u pyetën nëse BE do të sanksionojë Serbinë.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se do t’ia japë kohën kancelarit dhe Presidentes për t’u përgjigjur pasi ai do të jetë në Shqipëri dhe mund të përgjigjet në një moment të dytë.

Ndërkohë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se sulmi i 24 shtatorit ishte i tmerrshëm, dhe se kjo çështje do të shqyrtohet në vijim.

Nga ana tjetër kancelari Olaf Scholz tha se nuk do ta pranojnë sulmin dhe se për këtë janë shumë të qartë. Ai shtoi se është kërkuar dhe investigim intensiv për ngjarjen.

“Dënojmë sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës, kjo është diçka që ne nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë qëndrim. Por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritete serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.

E kuptojmë shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe e dimë shumë mirë që do të ruhet duke parë drejt së ardhmes dhe jo së kaluarës.

Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.

Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit