Rama inspekton ndërtimin e fiderave të rinj dhe kabinave: Ky investim është një revolucion, në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ndërtimin e fiderave të rinj në kabina në Tiranë.

Së bashku me Ramën, e pranishme në këtë inspektim ishte edhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Kreu i qeverisë, Rama në fjalën e tij tha se investimi në fjalë është një revolucion, kurse shtoi se në 7 vjet qeveria e tij ka bërë më shumë se ç’mund të bëhen në dekada.

Belinda Balluku: Në 2013, humbjet në rrjet kanë qenë 45 përqind, ndërsa tani e kemi 22 për qind.

Janë reduktuar humbjet në rrjet. Duam të arrijmë tek niveli që donim, 16 përqind të humbjes në rrjet. Pajisjet e reja komandohen online.

Edi Rama: Ky është një revolucion. Në 7 vjet janë bërë më shumë se në dekada të tëra. Janë kantjere për të zëvendësuar rrjete të furnizimit me ujë të viteve 1960, 1970, 1980 etj. Në ato rrjete nuk ishte bërë investim.

Nuk i kemi bërë më parë se kishim barrë të madhe borxhesh. Nuk ka pasur më parë asnjë strategji për t’i bërë hap pas hapi së paku.

📍Tiranë – VIJON RRITJA e kapacitetit dhe cilësisë së furnizimit me energji elektrike për Tiranën që rritet çdo vit me banorë të rinj😊 ⚡️ Kemi investuar dhe po vijojmë të investojmë për ndërtimin e fiderave të rinj, si dhe kabinave të reja, të cilat do të garantojnë jo vetëm cilësi në furnizim, por edhe reduktimin e humbjeve të energjisë. Trashëguam një sektor të zhytur në borxhe, të cilin pasi e kthyem në shinat e ligjshmërisë po vijojmë ta modernizojmë hap pas hapi👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 2. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit