Rama: Kemi program qeverisës, e prezantojmë në ditët në vijim

Mos i humb

Kryetari i Partisë Socialiste siguron kritikët dhe demokratët se videot me Lulzim Bashën nuk janë për të shmangur vëmendjen nga gjërat serioze.

Ai tha se PS ka një program qeverisës që do ta prezantojë edhe për demokratet në ditët në vijim.

Po ashtu njoftoi për dy takime në diasporë, më 29 Mars në Kretë dhe më 30 Mars në Athinë.

“E kemi programin jo elektoral, si ata që s’kanë gjë në dorë, por e kemi qeverisës, fushë për fushë, kategori për kategori sociale. Kur të vijë dita e planifikuar do ndajmë edhe me ju demokratët.

Hidhuni këtej, hidhuni siç po bëjnë plot. Në Vlorë sonte jam plot me demokratë atje. Braktiseni kënetën, bëhuni me mua, bëhuni me PS-në këtë herë. Hidheni atë votë të shkretë te kutia numër 5. Hidheni atë votë për Shqipërinë në BE. Hidheni atë votë për pasaportën e BE.

Ndjesë se mos harroj, na qenkan mërzitur nga këto disset e mia me Lulin edhe ca që e shkruajnë emrin greqisht. Siga siga palikaria, shihemi atje, 29 Mars Kreta, 30 Mars stin Athina mu”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit