Rama kryen ritualin para se të hyjë te Xhamia e Plumbit në Shkodër: Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi! Shtysa ishte gjysma ime myslimane në shtëpi

Mos i humb

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar restaurimin e Xhamisë së Plumbit e cila është pjesë e marrëveshjeve mes qeverisë dhe Turqisë.

Rama për të respektuar ritet, ka hequr atletet për t’u futur në xhami. Ai ka bërë një batutë në Shkodër, duke thënë se erdhi një katolik si ai dhe ia rregulloi.

Në fakt ai ka zbuluar erdhe shtysën e vërtetë, për të cilën thotë se është bashkëshortja e tij, Linda Rama, gjysma myslimane që ka në shtëpi.

‘’Kjo ishte një kërkesë prej kohësh që unë e kisha bërë për rindërtimin e thellë të disa xhamive, që janë monumente kulture të jashtëzakonshme.

Kjo është një nga ato. Më në fund do realizohet. Problematika ka qenë e lidhur me gjithë terrenin. Është gjetur zgjidhje. Besoj do dalë shumë bukur.

Duhet të bëni një zgjidhje edhe për pjesën e oborrit brenda, hapësirës, duhet gjetur një.
Kështu është jeta, erdhi një katolik ja u rregulloi.

Në fakt, këtu kam shkel për herë të parë, atëhere kur kemi ardhur për këtë meshën që bëri Dom Simoni tek varrezat. Ishte ai momenti që u angazhuan myslimanë dhe katolikët për të hapur edhe këtë, ishte fantastike fare. Në fakt, që ta dish, shtysa reale është gjysma ime myslimane që kam në shtëpi.

Ajo që është vlera më e madhe e shtuar në këto ndërhyrje, dhe disa për fat të keq nuk duan të kuptojnë, komuniteti është përfituesi kryesor.

Është historia pranë gjeneratave të tjera. Ta kenë parasysh që thesarin e trashëgimisë. Përtej besimit të drejtpërdrejtë, feja është kulturë dhe histori.’’- tha Rama.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit