Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë fundjavë kabinetin qeveritar në Tepelenë. Dy ditë pas Asamblesë Kombëtare, ku u vendosën disa ndryshime, Rama udhëtoi drejt Tepelenës me ministrat e tij. Ditën e djeshme ka pasur një takim të gjatë, teksa sot pritet të zhvillohet dita e dytë e mbledhjes që mendohet se do të jetë më e shkurtër.
Mbledhja ka nisur paraditen e sotme dhe pritet që të vijojë deri rreth orës 13:00.
Burime nga mbledhja bënë të ditur se në të është bërë një analizë e thelluar për veprimtarinë e çdo ministrie.
Gjithashtu është folur edhe për objektivat e çdo dikasteri për sezonin e ri që nis në Shtator. Ende mbetet e pakonfirmuar nëse kjo mbledhje do të sjellë ndryshime në qeveri.
Mbledhja e ditës së djeshme zgjati rreth 10 orë, teksa lajmin për përfundimin e saj e bëri me dije vetë kryeministri Rama përmes një postimi në Facebook:
“Sapo mbyllëm ditën e parë të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, me debate të dobishme dhe shumë material të vlefshëm për sezonin e ri”, shkroi Rama.


