Rama ndan shifrat: Mbi 36 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë përfituar bonusin e bebes. Po ashtu ai thekson se me buxhetin 2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur.

MESAZHI I RAMËS
😇 36,238 fëmijë të lindur gjatë këtij viti kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes😍
Mbi 108 mijë fëmijë të lindur nga 2019, vit kur nisi programi universal i qeverisë, kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale, 😇40,000 lek për fëmijën e parë, 😇😇80,000 për fëmijën e dytë dhe 😇😇😇120,000 për fëmijën e tretë.
Me #buxhetin2022 do të vijojë financimi i këtij programi për çdo të porsalindur😍
#FëmijëtTëParët❤️

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit