Kryeministri Edi Rama mori pjesë në në Samitin Botëror të Ndryshimeve Klimatike COP28, i cili po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Si përfaqësues i Republikës së Shqipërisë por edhe i një rajoni që po ecën shpejt, i quajtur Ballkani Perëndimor, qëndroj këtu sot për të ndarë disa mendime. Të gjithë e dimë se për dekada vende në zhvillim si i yni, janë rrekur në mënyrë të palodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit ndërkohë që janë përballur me efektet negative të ndryshimit të klimës.
Dhe po, marrëveshja e Parisit ishte një rreze shprese, një premtim i bërë nga bota për të ruajtur planetin tonë dhe banorët e tij.
E megjithatë realiteti është larg zotimeve të ndërmarra. Për ta thënë sic është barra e aksionit për klimën, vijon të bjerë në mënyrë shpërpjestimore mbi shpatullat e vendeve në zhvillim, pavarësisht kontributit tonë minimal për këtë krizë, ndërkohë që ndotësit e mëdhenj bëjnë maksimumin për të na dhënë leksione por jo për t’u ndalur vetë.
Ajo cfarë ne bëjmë është ajo c’ka ne besojmë dhe jemi zotuar të ulim emetimet e gazrave serë, në nivel global në 20.9 % deri në 2030 dhe të arrijmë asnjëanësinë klimatike deri në 2050. Së dyti vendi ynë synon të bëhet lider energjetik në rajon dhe eksportues neto energjie deri në 2030.
Duhet ta dini se Shqipëria është një prej, vendeve të rralla që nuk ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë. Sigurisht, ana tjetër përballet me një rrezik ekstrem hidrologjik, sepse ne varemi nga klima edhe pse jemi në një diversifikim në shkallë të plotë me energjinë e erës dhe diellit.
Shqipëria ka ecur përpara me zbatimin e praktivave të zgjidhjeve në natyrë gjatë viteve të fundit. Këtë vit, Vjosa i pagëzuar lumë i fundit i egër i Evropës është shpallur park kombëtar në Shqipëri.” -u shpreh Rama në fjalën e tij gjatë këtij samiti.