Rama: Në 2019 rritje pagash për Forcat e Armatosura

Mos i humb

Forcat e Armatosura mbushën 105 vjet nga krijimi më 4 dhjetor, dhe për kryeministrin Rama atë ditë ushtarakët e përkujtuan në krye të detyrës, kur vendi përballej me përmbytjet.

Ai tha se viti 2018 do të jetë i fundit që do i gjejë ushtarakët me nivelin e pagave që ka tani, duke thënë se prioritet për 2019 do të jetë rritja e konsiderueshme e të gjitha pagave të ushtarakëve. Ai tha se FA që morrën pjesë në operacionet e shpëtimit do të marrin dhe një shpërblim.

“Krahasuar me kolegët e tjerë me të cilët ju u përballët në kushtet e kësaj vështirësie të madhe që përkoi me ditëlindjen e Forcave të Armatosura, pagat tuaja janë më të ulëta dhe pavarësisht nivelit të lartë profesional dhe nivelit të lartë të vetëdijes patriotike në radhë të parë që ju mishëroni, ne nuk kemi arritur dot që tju shpërblejmë ashtu siç ju e meritoni e mbi të gjitha të mbyllim hendekun e pajustifikuar mes jush dhe policisë së shtetit, kur vjen fjala tek shpërblimi financiar i cili kurrë nuk mund të arrijë deri aty ku ju meritoni. Sot qeveria do të vendosë në radhë të parë një shpërblim si shprehje mirënjohje për të gjithë ata që u përfshin në operacionin fantastik me të cilin shteti përballoi një emergjencë të rrezikshme. Unë dua të angazhohem sot përpara jush që viti 2018 do të jetë viti i fundit për të cilin buxheti i shtetit do të ketë rrogat ekzistuese për ju. Ne jemi shumë të vendosur të rrisim buxhetin e ushtrisë, për mbrojtjen dhe në kuadër të angazhimeve si anëtar të NATO”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar në Forcat e Armatosura për falenderimin e kontributit të tyre në fatkeqësinë natyrore që preku vendin.

“Mundi të shohë fare pak nga pamjet dhe aktet e angazhimit të strukturave të FA dhe të shtetit në përpjekjet e pakursyera për të shpëtuar jetët njerëzore përballë egërsisë së natyrës ku gjatë ditëve të operacionit një koleg i juaj më tha kjo është një nga ato kohë kur uji nuk është në anën tënde dhe kur e ke kundër uji është armiku në front. Ju të gjithë morrët pjesë në një betejë të vërtetë ku fatmirësisht askush prej jush nuk u cënua në të drejtën e jetës së tij, por ku shumëkush prej jush rrezikoi jetën e tij për të garantuar jetën e të tjerëve. Misioni juaj për të ruajtur çdo jetë njerëzore u plotësua me suksesin më të plotë”, tha Rama.

Ai tha se prefektët e zgjedhur nga radhët e ushtarakëve që nuk ishin më në detyrë e treguan në këtë rast se ishin zgjedhja e duhur./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit