Rama në Bruksel, takim me Komisionerin Europian, Oliver Varhelyi

Mos i humb

Gjatë vizitës në Bruksel, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim edhe me Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Më herët sot, kryeministri Rama, zhvilloi një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në rrjetet sociale, pas takimit, presidentja e e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se, me Ramën diskutuan progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe planin e ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Sipas saj, kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve të BE.

“Takim shumë i mirë me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam progresin në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Planin tonë të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kjo do të afrojë rajonin dhe BE-në dhe do të nxisë prosperitetin e partnerëve tanë”, shkroi von der Leyen.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, zhvilloi një takim me presidentin e Këshillit  Europian, Charles Michel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit