
Kryeministri, Edi Rama në kuadër të ciklit të takimeve “Bashkia që duam”, do të qëndrojë sot në qytetin e Durrësit. Nga ana tjetër, vizita e shefit të qeverisë po pritet me protesta nga simpatizantë të Partisë Demokratike.
“BalkanWeb” mëson se demokratët janë ndarë në tre grupe në pritje të Rames, ku do të tentojnë t’i pengojnë rrugën me qëllim që mos të futet në qytet.
Protestuesit i kanë zënë rrugën, ndërsa kanë shpalos parullat me mbishkrimet: Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit të Durrësit.
Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitave të tij në kuadër të programit të bashkëqeverisjes “ Bashkia që duam”. Por pavarësisht pengesave të krijuara në rrugë, kryeministri Rama ka kryer të gjitha takimet e planifikuara.




