Rama nga Elbasani: Lajme shumë të mira për ata që punojnë e besojnë te puna

Mos i humb

“Ju uroj të gjithëve një rikthim të mbarë në ditët me diell dhe në stinët që sjellin më shumë optimizëm, por në Shqipërinë turistike që po zhvillohet vit pas viti sjellin patjetër edhe më shumë ekonomi.

Më vjen mirë që në pragun e kësaj stine ne kemi disa lajme shumë të mira për ata që punojnë e besojnë te puna, duke filluar me pagën minimale, e cila përtej të gjitha programeve elektorale të të gjitha partive dhe parashikimeve më optimiste, është e mundur sot që të ngrihet në 40 mijë lekë, vendim ky që do të zbatohet nga muaji prill nga të gjitha kompanitë private dhe strukturat shtetërore”, u shpreh Rama.

Kryeministri, po ashtu informoi edhe për hyrjen së shpejti në fuqi të vendimit për zerimin e tatimeve për pagat deri në 50 mijë lekë.

“Kemi një proces të vetvetishëm që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera për të pasur një pagë mesatare më të lartë se ajo që kemi sot.

E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon.

Sot me pagën minimale të riparë shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon, duke lënë pas disa vende dhe duke synuar të ngjitemi më lart se vende të tjera”, deklaroi ai.

Më tej, Rama tha se priste lajme të mira për rezerva nafte dhe gazi në Shqiprag këtë verë.

“Shpresoj shumë se kjo verë të na sjellë edhe lajmin e shumëpritur për rezervën e re të naftës së gazit në Shpirag, çka do të na japë një frymëmarrje dhe sigurisht do të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e jetesës, buxhet, investime, por edhe te pagat”, deklaroi Rama.

Rama paralajmëroi edhe shpërndarjen e mbështetjes sociale për pensionistët të mbledhur nga taksa e jashtëzakonshme për kompanitë e prodhimit të energjisë

“Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit