Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale? “Shkundet” dega e PS të Tiranës. Katër lëvizjet e mëdha

Mos i humb

Largimi i Saimir Tahirit nga strukturat e Partisë Socialiste ka “detyruar” Ramës që të nisë ristrukturimin e degës së PS-së në Tiranë. Kryeministri ka bërë lëvizjet e para në kryeqytet, në funksion te organizimit te strukturave ne pergatitje paraprake per zgjedhjet lokale te vitit te ardhshem.

Kështu, kryetari i Komisionit të “Ligjeve” Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11 në vend të Rakip Sulit që largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz. Duhet thënë se pak vite më parë, Rakip Suli ka qenë në Kamëz, e me sa duket rikthehet në funksion të zgjedhjeve te reja lokale te 2019…

Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet.

Sipas Report Tv, Rama ka shprehur pakënaqësi pasi investimet e bëra nuk na përputhen me votat. “Investimet nuk na përputhen me votat. Nëse hyjmë tani në zgjedhje rrezikojmë si në 2011” – mësohet të jetë shprehur Rama. Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave./alpe news/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit