Rama pret në një ceremoni zyrtare kryeministrin e Holandës Mark Rutte, pritet konferencë e përbashkët

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një ceremoni zyrtare, homologun e tij holandez, Mark Rutte.

Teksa gjithçka ka qenë e organizuar, në nder të kryeministrit holandez, është bërë një prije para Kryeministrisë, atje ku e priste edhe i zoti i shtëpisë, Rama.

Pasi u dëgjuan himnet kombëtare të dy shteteve, kryeministrat u drejtuan brenda Kryeministrisë, ku do të vijojë diskutimi pa kamera.

Më pas pritet që të dy zyrtarët të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda e vizitës së kryeministrit të Holandës, Mark Rutte në Shqipëri:

11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes pranë Kryeministrisë
11.30 – Takimi i homologëve Rama-Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konferencë për shtyp e kryeministrit Rama dhe kryeministrit të Holandës, Rutte 14.00 – Vizitë në ambientet e Piramidës, për projektin e rijetësimit në një qendër teknologjie.

Kujtojmë që ardhjen e kryeministri holandez në Tiranë, kryeministri Edi Rama e konfirmoi pak javë më parë gjatë një takimi në selinë e OKB-së.

Kujtojmë se Holanda, një prej vendeve më skeptike ndaj integrimit të Shqipërisë në BE, ka ndryshuar krejtësisht qëndrim, pasi kritikoi hapur Bullgarinë për pengesën që po bën ndaj Maqedonisë së Veriut.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit